Buxheti 2023, Besimi: Më shumë para për përkrahjen e qytetarëve

Rreth 5.3 miljard euro peshon propozim buxheti i vitit 2023, që paraqet buxhetin historik më të lartë, me të cilin synohet ballafaqimi me krizën energjetike dhe inflacionin, krijimi i kushteve për rimëkëmbje ekonomike dhe rritje të qëndrueshme. Ministri i financve Fatmir Besimi tha se Qeveria mbetet e përkushtuar për konsolidimin gradual fiskal, i cili nuk do të ndikojë negativisht në aktivitetin ekonomik.
 Konsolidimin fiskal
✔️ Ristruktimin dhe optimizimin e të hyrave dhe shpenzimeve publike, duke ulur gradualisht deficitin buxhetor dhe borxhin publik
✔️ Nxitjen e aktivitetit ekonomik nëpërmjet shpenzimeve kapitale dhe investimeve në infrastrukturë
✔️ Përmirësimin e kushteve për të zhvilluar biznes dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
✔️ Zbutjen e goditjeve të çmimeve dhe subvencionimin e sistemit elektroenergjetik në drejtim të ruajtjes së standardit të jetesës së qytetarëve dhe likuiditetit të kompanive
✔️ Ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe qëndrueshmërisë fiskale