Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 3.615 miliardë euro, ndërsa në fokus do të jetë kapitali njerëzor, gjegjësisht sistem më i mirë në shëndetësi, arsim, sistemi social dhe një mbështetje e fortë për rritje në seaktorin real.
Propozim Buxheti për vitin 2020 sipas Kryeministrit Zoran Zaev, parasheh rikonstruimin e spitaleve, shkollave, pagave dhe kështu me radhë.
“Rritja e pagave në arsim për 10 për qind, kjo do të jetë rritja e tretë e pagave në arsim nga kjo Qeveri. 20 për qind rritje të pagave për mësimdhënësit. Kemi ndarë mjete për investime kapitale në arsim. Buxheti për vitin 2020 parasheh përmirësimin e standardit edhe për pensionistët. Nga 1 janari do të ketë rritje të pensioneve. Investojmë në njerëz në popullin tonë, kemi ndarë 7.3 miliard denarë për zhvillimin e bujqësisë”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, derisa shpalosi pjesë nga propozim buxheti për vitin 2020 duke shtuar se mes tjerash do të bëhen përpjekje për të luftuar edhe ndotjen. Për këtë qëllim janë ndarë dhe paraparë mjete. Sipas tij,mjete janë paraparë edhe për infrastrukturën, ujësjellës dhe kanalizime, etj.