Buxhovi ‘godet’ politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Politika dhe shkrimtari i njohur nga Kosova, Jusufu Buxhovi ka përsëritur një tekst të tij, ku thotë se klasa politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut nuk është angazhuar për statutin e popullit të barabartë shtetformues me maqedonasit, përcjell agjencia e lajmeve INA.

Marketing

Sipas tij, kjo klasë politike ka pranuar formulimin kushtetues “të etnisë së shkëputur”, pra të popullit ardhacak në përputhje me qendrimin e akademikëve maqedonas që si i tillë trajtohet në tekstët e historisë në të gjitha nivelet e arsimit zyrtar shkollor.

“PËRSERITJE ME SHKAS: Për dallim nga klasa politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, e cila nuk është angazhuar për statutin e popullit të barabartë shtetformues me maqedonasit, por ka pranuar formulimin kushtetues “të etnisë së shkëputur”, pra të popullit ardhacak në përputhje me qendrimin e akademikëve maqedonas që si i tillë trajtohet në tekstët e historisë në të gjitha nivelet e arsimit zyrtar shkollor, elita akademike e shqiptarëve e përfshirë në Univerisetin e Tetovës, është angazhuar që t’u bëjë jehonë veprave historiografike, siç është promovimi i dinjitetshëm i “Kosovës” në tetë vëllime dhe i “Maqedonisë nga antika deri te koha jonë”, në të cilat shqiptarët në Maqedoninë e Veriut historikisht, nga antikiteti e deri te koha jonë, etnikisht, kulturalisht dhe politikisht paraqiten pjesë e pandashme e botës shqiptare”, ka shkruar Buxhovi. (INA)