Buzhala: Përgjegjësi për humbjen e PS ka edhe Veliaj, është i urryer në rrjetet sociale

schedule21:35 – 25 Prill, 2021

Për gazetarin Berat Buzhala kryeministri Edi Rama e ka pasur të nevojshme të nxjerrë Erion Veliaj në deklaratë për shtyp dhe të flasë për fitoren e PS.

Në studion e ABC, Buzhala tha se përgjegjësinë për humbjen e PS pas Edi Ramës e ka Erion Veliaj. Gazetari thekson se kryebashkiaku i Tiranës është person i urryer në rrjetet sociale.

Marketing

“Pas daljes parë të Ramës PS e kishte të nevojshme të nxirrte dikë që flet me shifra të pasaktë. Njeriu i duhur ishte Veliaj. Për Ramën do të ishte e tepërt. Përgjegjësinë për humbjen e PS pas Ramës është Veliaj. Nuk kam parë figurë më të urryer në Shqipëri se Veliaj. Nuk e di pse. Rama ka qenë lider i rrjeteve sociale dhe e ka humbur vitet e fundit. Erjoni duke u konsideruar një servil… Nuk ia paragjykoj punën në Tiranë. PS në 6 muajt e fundit ka blerë shikime në secilën lidhje live në Edi Ranmës. Vetëvendosje nuk blinte kaq shumë. Në përmbylljen e fushatës zgjedhore ka shkuar në 25 mijë etj…kishte edhe Guardian një shkrim për këtë kohët e fundit,” tha ai. g.v/abcnews.al

Ndiq live ABC!

Marketing