Bytyqi dhe Kovaçevski: REK Manastiri funksionon me kapacitet të plotë

Zv.kryeministri pët Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe drejtori I EMV-së Vasko Kovaçevski njoftuan se Rek Manastir funksionon me kapacitet të plotë. Bytyqi apeloi edhe njëhere për kursim të energjisë elektrike.

Marketing

Duke kujtuar se kursimi i energjisë elektrike vazhdon të jetë përgjegjësi e të gjithëve Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike Fatmir Bytyqi falënderoi të gjithë punëtorët e REK Manastir për t’iu përgjigjur pozitivisht sfidës në të cilën ndodhemi me prodhimin dhe furnizimin me sasi të mjaftueshme të energjisë elektrike të prodhuar në vend.

Ai shtoi se po merren të gjitha masat për të siguruar energji elektrike të mjaftueshme.

“Vazhdojmë me apelet për kursim të energjisë elektrike dhe shpenzime të arsyeshme, nuk ka kohë për t’u çlodhur”, deklaroi zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

E Drejtori i REK Manastirit tha se ka përfunduar remonti i termocentralit me sukses dhe është vënë në funksion blloku 1, ndërsa blloku 2 është vazhdimisht në funksion.

“Në periudhën e ardhshme pritet të arrijë edhe transformatori për bllokun 3, i cili do të mundësojë që të tre blloqet prodhuese të REK Manastir të jenë në funksionim”, deklaroi drejtori i EMV-së Vasko Kovaçevski.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe drejtori Kovaçevski vizituan edhe minierën “PJS” ose ish-“Suvodol”, ku kanë konstatuar se ka minierë të konsiderueshme të thëngjillit vendor për prodhimin e REK Manastir dhe me këtë është rritur prodhimi i energjisë elektrike./KlanMacedonia/

Marketing