Bytyqi: Duhet të merren masa në të gjitha institucionet publike, borxhi për energjinë elektrike do të paguhet

Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, sonte deklaroi se borxhi për faturat e papaguara të energjisë elektrike të institucioneve shëndetësore dhe institucioneve publike do të paguhet aq sa mund të gjenden në fonde në buxhet
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinimin e resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, sonte deklaroi se borxhi për faturat e papaguara të energjisë elektrike të institucioneve shëndetësore dhe institucioneve publike do të paguhet aq sa mund të gjenden në fonde në buxhet që të mos shkurtohen nga projekte tjera apo nevoja të qytetarëve.

Marketing

“Jam dakord që duhet të merren masa në të gjitha këto institucione, veçanërisht të hyjmë në ristrukturim, siç e kemi paralajmëruar edhe për Postën, ku tashmë ka nisur dhe nga 1 janari do të ketë një sistemim krejtësisht të ri, me vende të reja pune, llojet e vendeve të punës, numri i punonjësve nuk do të lejohet të rritet, por vendet e punës do të optimizohen për të bërë një sistem më funksional”, ka sqaruar Bytyqi në Sitel.