Bytyqi: Fëmijët tanë do të kenë një hekurudhë evropiane dhe një të ardhme evropiane në Maqedoninë e Veriut

Madje edhe në epokën moderne me transport të avancuar ajror dhe sisteme të tjera, trenat mbeten një mjet shumë i rëndësishëm transporti për shumë lloje mallrash, prandaj investimi në hekurudha është një investim i mençur, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Veriut së Maqedonisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në konferencën me rastin e 150 vjetorit të hekurudhave.

Marketing

Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se trenat janë një mënyrë jetike e transportit për lëvizjen e mallrave nëpër botë, e meqenëse bizneset vazhdojnë të kërkojnë mënyra për të optimizuar zinxhirët e tyre të furnizimit dhe për të ulur shpenzimet, trenat do të mbeten një pjesë e rëndësishme e ekosistemit të transportit.

“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut i njeh përparësitë e trafikut hekurudhor dhe pikërisht për këtë nuk na mungon mbështetja jonë për hekurudhën përmes buxhetit të shtetit dhe me ndërtimin e korridorit hekurudhor 8 për në Bullgari po ndërtojmë një të ardhme evropiane si për ne ashtu edhe për Hekurudhën”, tha Bytyqi.

Për zëvendëskryeministrin, ky investim për kompanitë tona nënkupton tregje të reja evropiane, nëpërmjet transportit më ekonomik, vendos një lidhje rajonale me portet e Burgasit dhe Varnës në Bullgari dhe Durrësin në Shqipëri, e cila është e një rëndësie të jashtëzakonshme për ekonominë tonë, por në përgjithësi edhe për bashkëpunimin e rajonit në tërësi.

“Ndërtimi i kësaj hekurudhe nga Kumanova drejt Kriva Pallankës e deri në kufirin me Republikën e Bullgarisë, një investim prej mbi 600 milionë euro, është një hap serioz përpara në zhvillimin e rrjetit hekurudhor rajonal dhe tregues i përkushtimit të kësaj Qeverie për ndërtimin e një infrastrukture efikase hekurudhore që do t’i ndihmojë kompanitë tona do të jetë një ndihmë e madhe për tregtimin e produkteve të tyre në tregjet e huaja”, tha Bytyqi dhe përçoi mesazh në emër të fëmijëve për të cilët tha se e ndriçuan jubileun veçanërisht me këndimin e himnit, me dashuri, zemër dhe respekt për atdheun, dhe u premtoi se në vitet e ardhshme për 10 vjet do t’u sigurojmë një të ardhme evropiane dhe një hekurudhë evropiane.

Drejtori i përgjithshëm i Ndërmarrjes Publike “Infrastruktura Hekurudhore”, Hari Lokvenec, në fjalën e tij tha se 700 kilometrat hekurudhë në vendin tonë do të rriten me 20 për qind me ndërtimin e 150 kilometrave të reja të planifikuara të Korridorit 8.

“Investimet synojnë ta kthejnë hekurudhën në vendin e duhur dhe të sigurojnë cilësi më të mirë të jetës për qytetarët dhe të kontribuojnë në ekonominë e Maqedonisë dhe konkurrueshmërinë e saj. “Konkurrueshmëria nënkupton që një nga variablat është transporti cilësor dhe i lirë që hekurudha mund t’u ofrojë përdoruesve të saj”, tha Lokvenec.

Në fjalimin e tij, shefi i departamentit të bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së, Shtefen Hudolin, theksoi nevojën për një lidhje hekurudhore me Shqipërinë dhe Bullgarinë.

“Sot në vitin 2023 fokusi mbetet i njëjtë sikurse 150 vjet më parë, sepse hekurudhat luajnë një rol shumë domethënës në zhvillimin ekonomik të çdo vendi nëpërmjet transportit të mallrave dhe njerëzve dhe krijimit të vendeve të punës. Sot shohim që nuk ka lidhje hekurudhore me Shqipërinë në perëndim dhe me Bullgarinë në lindje, prandaj duhet angazhim maksimal për t’i ndërtuar ato”, tha Hudolin.