Bytyqi: Kemi mbështetjen e miqve tanë europianë, të marrim një vendim të guximshëm si shtet

Zëvendës kryetari i qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim të departamenteve ekonomike dhe investimet, Fatmir Bytyqi, përmes një videomesazhi përcolli për opinionin përshtypjet e tij nga Samiti i Bashkësisë Politike Evropiane, i cili u mbajt në Kishinjev të Moldavisë, bashkë me pritshmëritë e aktorëve kryesorë politikë në BE, të cilët presin nga Maqedonia e Veriut përgjegjësi maksimale për të marr një vendim shtetëror në periudhën e ardhshme me ndryshimet në Kushtetutë, si një hap i rëndësishëm për prosperitet dhe për të ardhmen evropiane të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Marketing

Na vazhdim sjellim paraqitjen e tij në mënyrë integrale

„Të nderuar qytetarë,

Sfidat energjetike janë të përbashkëta – tonat, të rajonit, të Evropës.

Zgjidhja e tyre kërkon një qasje të përbashkët, planifikim të përbashkët dhe veprime të përbashkëta. Kjo është pikërisht arsyeja përse ne bashkohemi përmes mekanizmave të tillë siç është Komuniteti Politik Evropian – të gjithë së bashku, për të arritur një tranzicion energjetik, për të siguruar zgjerimin e Bashkimit Evropian, për të mbrojtur demokracitë evropiane nga agresionet me të cilat përballen.

Prandaj, kisha nderin të marr pjesë së bashku me kryeministrin Kovaçevski në Samitin e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive të Komunitetit Politik Evropian, i cili u mbajt në Kishinau të Moldavisë.

Përpara 47 liderëve, para forumit më të gjerë evropian, ne përcollëm përvojat dhe masat tona përmes të cilave u përballëm me krizën energjetike dhe që na pozicionuan si qendër rajonale të energjisë së gjelbër, por edhe si lider në diversifikimin dhe transformimin e energjisë.

Makron, Sholc, Fon Der Lajen, Mishel, Mecola, Zelenski, Rama, Vuçiq, Milatoviq dhe shumë të tjerë – Të gjithë ata na japin mirënjohje për atë që kemi arritur deri më tani dhe për të qenë shembull i një vendi që zëvendësoi izolimin me përparim.

Dhe tani, të gjithë miqtë tanë evropianë presin që ne të marrim përgjegjësinë maksimale për vendimin shtetëror që duhet të marrim në periudhën e ardhshme me ndryshimet në Kushtetutën tonë. Është qëndrim i përbashkët i të gjithë miqve tanë se me këtë do të bëjmë një hap tjetër domethënës për prosperitetin dhe të ardhmen evropiane të të gjithë qytetarëve të shtetit tonë.

E ardhmja jonë është në BE, nuk kemi alternativë tjetër dhe nuk do të kemi. Aktualisht jemi në rrugën më të mirë dhe më të shpejtë për atë që populli ynë meriton – prosperiteti, mirëqenia dhe e ardhmja e sigurt.

Evropa është shtëpia jonë“.

Marketing