Bytyqi: Qeverinë greke e shohim si partner

“Ne e shohim qeverinë greke si partner të përkushtuar, jo vetëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por edhe për mundësinë në epokën pas nënshkrimit të Marrëveshjes”.

Marketing

Këtë e tha zv.kryeministri për çështje ekonomike koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi në intervistën për televizionin “Delta” nga qyteti grek Aleksandrupoli.

Siç njofton AIM, televizioni transmeton pikëpamjet e Bytyqit si në lidhje me pozicionin e kryeministrit grek për Marrëveshjen e Prespës gjatë periudhës kur ai ishte në opozitë, ashtu edhe në lidhje me pjesëmarrjen e fundit të delegacionit të Maqedonisë në tryezën e rrumbullakët në Selanik së bashku me Pompeon.

Zëvendëskryeministri i qeverisë nuk i komenton pozicionet e mëparshme të Mitsotakisit rreth Marrëveshjes së Prespës, por e mban pozicionin aktual të Athinës zyrtare.

“Ajo që unë shoh është një anë konstruktive e cila dëshiron ta inkurajojë dhe aktivizojë Marrëveshjen e Prespës, kushtet, detyrimet që rrjedhin nga kjo marrëveshje ndërkombëtare. Kështu, unë e shoh Qeverinë greke si një partner i cili është i përkushtuar jo vetëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prespës, por në të vërtetë sheh edhe një mundësi në epokën pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës”, thotë Fatmir Bytyqi për televizionin rajonal grek.

Marketing