Bytyqi – Xhang Xuo :Ka shumë mundësi për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Republikën Popullore të Kinës

??

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i angazhuar për çështjet ekonomike, koordinim me resorët ekonomik dhe investimet, Fatmir Bytyqi,  realizoi takimin me ambasadoren e Republikës Popullore në vendin tonë Sh.T. Xhang Xuo me të cilin diskutuan për bashkëpunimin e deritanishëm ekonomik midis dy vendeve, si dhe mundësitë për  avancimin e tij.

Marketing

Në fillim të takimit, ambasadori informoi se Partia Komuniste e Kinës, e cila është partia në pushtet në vend, kohët e fundit miratoi dy dokumente kryesore që janë të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të Kinës: Planin e 14-të, të  pesë vjetorit  të zhvillimit dhe Planin e Zhvillimit Afatgjatë deri në 2035, i cili duhet të miratohet nga Kongresi Popullor i Kinës në pranverën e vitit 2021.

Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe ambasadori Xuo deklaruan se bashkëpunimi ekonomik midis vendeve, edhe në kontekstin e pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi Kovid 19, ka tendencë të rritet, gjë që reflektohet në një rritje të tregtisë me 6%, si dhe rritje të eksportit nga vendi ynë në Kinë, me 11.7%, në periudhën janar-shtator 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Bytyqi theksoi se hapat pozitiv të rritjes së tregtisë janë të dhëna të mira, duke shtuar se Kina është një nga ekonomitë më të mëdha në botë dhe se ka shumë mundësi për të  avancuar bashkëpunimin ekonomik.

Zëvendëskryeministri theksoi se afërsia e Republikës së Maqedonisë së Veriut me vendet e BE-së, si dhe klima e shkëlqyeshme e investimeve në vend, janë një mundësi e shkëlqyeshme për investime të kompanive kineze, veçanërisht në prodhimtari, gjë që do të rriste dukshëm konkurrencën e produkteve për shkak të afërsisë së vendit tonë me BE-në dhe mundësia që produktet të dorëzohen shpejt në destinacionet përfundimtare në vendet e BE-së.

Njëkohësisht, Bytyqi shtoi se ka mundësi për investime në kompanitë ekzistuese, në mënyrë që të përdorin përvojën kineze në zhvillimin e teknologjive dhe njohurive, për të zgjeruar proceset e tyre të prodhimit dhe për të ndikuar në praninë e tregjeve të reja. Bashkëpunimi në bujqësi është një mundësi tjetër për të dy vendet, veçanërisht në industrinë e përpunimit.

Për idetë që pasuan nga takimi, të cilat mund të kenë një ndikim pozitiv në bashkëpunimin ekonomik, Zëvendëskryeministri Bytyqi dhe Ambasadori Xuo ranë dakord që të kenë bashkëpunim të ngushtë dhe të vazhdojnë të punojnë në zhvillimin e këtyre proceseve, në mënyrë që të zhvillojnë më tej bashkëpunimin e tyre të ndërsjellë ekonomik.