Edhe një rrugë në komunën e Çairit merr emrin e një veprimtari të çështjes shqiptare. Rruga e mëhershme “Llazar Trpeski” nga sot do të quhet “Nexhip Draga”.
Postimi i plotë:
Emri i veprimtarit të çështjes shqiptare Nexhip Draga nga sot do të qëndrojë prore në një nga rrugët e Komunës së Çairit.
Sot bëmë shpalosjen e emrit të rrugës “Nexhip Draga” ish-”Llazar Trpeski”, që gjendet në lagjen Fushë Topanë.
Vendosja edhe e këtij emri paraqet një moment tjetër historik për të gjithë banorët e Çairit dhe më gjerë.
Përkujtoj se 66 emra të rinj janë duke u vendosur nëpër rrugët e Çairit, emra të cilët kanë vlerë të veçantë për të gjithë.