Çairi edhe me një hapësirë të re parkimi (FOTO)

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu njofton se është krijuar edhe një hapësirë të re parkimi këtë komunë, që shtrihet në një sipërfaqe prej 200 m2.

Marketing

Kjo hapësirë që shton numrin e vendparkingjeve në Komunën e Çairit, gjendet në rrugën📍 “28 Nëntori” 13 (“Vukovarska” 13) dhe ekipet tona e kanë rregulluar sipas të gjitha standardeve.
✅Vend-parkingjet e reja janë kërkesë e banorëve të lagjeve tona, ndërsa vetëm katër vitet e fundit kemi krijuar thuajse 2000 vendparkingje të reja.- shkruan Ganiu