Shqiptarët mund ti mashtrosh vetëm një herë dhe ata ta japin mundësinë për të udhëhequr me votën e tyre. Një herë besuan në mashtrimet e Mukit dhe Zaevit dhe votuan për të larguar “diktatorin” e VMRO-së Gruevskin për të sjellë në pushtet Zoran Zaevin.
Pas qeverisjes së dobët të Zaevit dhe gjendjes ekonomike të varfër, indeksit më të lartë të korrupsionit, rrogës së rrejshme prej 500 eurove, skandalit të Katica Janevës, shqiptarët më nuk mashtrohen për së dyti herë.
Për tu bindur edhe vet Zaevi se shqiptarët nuk e besojnë, sonte është pritur nga disa burra në një dhomë të vogël në Çair që do të thotë se LSDM-ja e Zaevit dhe Mukit nuk ka më vend tek shqiptarët.
Ndryshe Zaev vazhdon të kërkojë parti shqiptare si partner parazgjedhor për tu futur në garë me 12 Prill, por ende nuk ka asgjë zyrtare deri sot./TS/