Bashkimi i partive shqiptare për të marrë pjesë në zgjedhje me një listë te vetme zgjedhore, është arritur me iniciativën e ministrit Cakaj. Ky bashkim do të mundësojë që shqiptarët të kenë më shumë ulëse në Parlamentin e Serbisë.
Postimi i Cakajt në Facebook:
Pas një pune të pakursyer e plot vullnet për të bërë më të mirën për Luginën e Preshevës, iu detyrohem edhe një falënderim të gjithë krerëve të partive politike që u bënë pjesë e marrëveshjes së unitetit, Shaip Kamberit, Sami Salihut, Shqiprim Musliut e, veçanërisht, Shqiprim Arifit, i cili gjatë gjithë procesit ka shfaqur jo vetëm një vullnet të madh për të bashkuar politikisht Luginën, por edhe gatishmëri për të vendosur interesat kombëtare përpara interesave partiake!.