Cakaj: Kontributi i SHBA-ve në rajon i pazëvendësueshëm

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një shkrimi postuar në faqen zyrtare Facebook, ka thënë se emërimi i Zëvendës Asistent Sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, si Përfaqësues i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor është një lajm jashtëzakonisht inkurajues dhe pozitiv për rajonin në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.

Marketing

“Kontributi i SHBA-ve për të zhvilluar më tej një rajon të mbështetur në vlera demokratike, stabilitet të qëndrueshëm dhe drejtim euro-atlantik në përgjithësi është i pazëvendësueshëm. Emërimi i z. Palmer nga Sekretari i Shtetit, Pompeo është shprehje e një angazhimi shtesë të ShBA-ve në shërbim të këtij synimi të jashtëzakonshëm parimor e strategjik”,shkruan Cakaj.

Ai tutje thotë se mbështetja e pakursyer që në fillim e z. Palmer për hapjen e negociatave për Shqipërinë në tetor është domethënëse në vetvete.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten referencë e pazëvendësueshme politike dhe diplomatike e Shqipërisë”.