Ballina Lajme Maqedoni Caktohet seanca kuvendore për 5 ambasadorë!

Caktohet seanca kuvendore për 5 ambasadorë!

Është caktuar seanca e Komisionit kuvendor për Politikë të Jashtme në të cilën 5 kandidatë për ambasadorë do të duhet të prezantojnë tezat e tyre.

Marketing

Në faqen e Kuvendit është publikuar dokumenti ku lexohet se Kryetari i Komisionit, Antonio Milloshovski, e ka caktuar seancën për nesër, 26 korrik, në orën 10:30. Por para se ata të flasin para komisionit, në rend dite janë disa pika të tjera, siç është propozimligji për ratifikimin e Protokollit që lidhet me anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO.

Pas këtyre dy pikave, duhet të nis prezantimi i platformës së aktiviteteve diplomatike nga Zoran Popovi, i nominuar për ambasador në SHBA, Evgenija Ilieva, për ambasadore në Sllovaki, Agron Buxhaku për ambasador në Kanada, Driton Kuçi për në Norvegji dhe Metodija Balevski për në Belgjikë.

Exit mobile version