Caktohet seanca për marrëveshjen e çështjes së emrit

Pas votimit me 64 pro të nevojës për ratifikim e marrëveshjes për çështjen e emrit në Parlamentin e Maqedonisë, për në ora 15:00 është caktuar seanca ku do të debatohet për marrëveshjen në fjalë.

Marketing

Në Komisionin për Çështje Evropiane, ku kryetar është deputeti i BDI-së, sot në 15:00 pritet që të fillojë debati për marrëveshjen në fjalë.

Pas votimit të sotëm, Komisioni për Çëshjte Evropiane ka dy ditë kohë, respektivisht deri të mërkurën në mesnatë për shqyrtimin e marrëveshjes. Pasi të kalojë në Komision, propozim-ligji për ratifikimin e marrëveshjes do të shkojë sërish në seancë plenare për ratifikimin e plotë të tij.

Marketing