Cana: Vaksina anti-covid shihet si shpresë për dhënien fund të Pandemisë

Vaksinat kundër Virusit Korona janë shpresa e vetme për përfundimin e pandemisë Covid 19, e cila në vitin 2020 shkaktoi vdekjen e mijëra personave në Maqedoni, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë u infektuan. Ditëve të fundit në statistikat e autoriteteve shëndetësore vërehet ulje e numri të të prekurve dhe viktimave, ndërsa rritje e numrit të të shëruarve. Sipas infektologut Fadil Cana numrat e këtillë më së shumti kanë të bëjnë me festat, pasi në këtë periudhë është ulur dukshëm numri i testimeve. Sipas Canës pasqyrë me reale se si do të vazhdojë gjendja me COVID-19 do të kemi pas festave.

Marketing

“Përqindja e rasteve pozitive mban një plato, nuk kemi një përmirësim të madh që mund të jetë shpresëdhënës se këo shifra do të vazhdojnë të jenë edhe muajt në vijim. Pas festave, diku dy javë ndoshta do të kemi një orientim më të mirëfillt për shifrat reale të të prekurve dhe do të mund të japim një vlerësim se në çfarë drejtimi do të shkojë infeksioni. Vaksinimi në vitin 2021 është shpresa më e madhe dhe e arritura më e madhe e vitit 2020 e botës shkencore kundrejt kësaj pandemie. Autoritetet ndërkombëtare të cilat aprovuan vaksinat të cilat veç se janë në përdorim japin një shpresë se këtë vit do të mundet gradualisht të shohim edhe fundin e pandemisë – deklaroi Fadil Cana, infektolog

Pas shqetësimeve në nivel global për përhapjen e shpejtë të virusit të ri, infektologu Cana thotë se varianti e ri virusit korona mund të shkaktojë më shumë infektime, por nuk është më vdekjeprurës. Megjithatë ai apeloi për kujdes të vazhdueshëm.

Mundet të jetë infektueshmëria më e lartë por nuk ka të bëj me atë që ai variacion virusi është më vdekjeprurës. Kështu që pas të dhënave shkencore të cilat çdo ditë përditësohen për këtë variant, kujdesi është më i domosdoshëm për shkak të përhapjes e cila normal që është ende supozim, përhapjes më të shpejtë të këtij virusi por nuk ka të bëj me vdekshmërinë nga ky virus – u shpreh Fadil Cana, infektolog.

Maqedonia vitin 2020 e mbylli me rreth 19.300 raste aktive të Kovid-19 dhe 2.510 viktima. Nga 26 shkurti i vitit kaluar kur edhe zyrtarisht u regjistrua rasti i parë me Kovid-19 në Dibër, deri më 31 dhjetor autoritetet shëndetësore kanë diagnostikuar 83.743 persona me COVID-19. Në Institutin e Shëndetit Publik dhe qendrat e tjera të testimit përfshi edhe ato private, janë testuar rreth 22 për qind e popullsisë, përkatësisht mbi 402 mijë persona. Alsat

Marketing