Capital T publikon albumin e ri, zbulon çfarë “fshihet” pas maskave

Capital T ka publikuar albumin e tij më të ri që mban titullin “Heart Broken Kids”. Përmban 13 këngë, tre prej të cilave janë bashkëpunime, me Mc Kreshën, Elinel dhe Marin. Ajo që ka tërhequr mes të tjerash vëmendjen është coveri i albumit, në të cilin shihen dy maska.

Marketing

Ky album vjen pas suksesit të atij të publikuar një vit më parë me titullin Skupture. Duke shuar kuriozitetin e fansave, reperi ka zbuluar se maskat lidhen me një pjesë të tij që ka dashur ta mbajë të fshehtë.

“Pjesë e jemja që gjithmonë kom dasht me e mshef për këtë arsye kom vendos maskë n’Cover Art, po çdo pjesë evil që çdo person e ka e që shumica e tregojnë rrallë vjen prej një goditjeje ose heartbreak jo veq prej dashnisë po prej shumë ngjarjeve t’rana që na shqiptart i kemi përjetu me vite”, ka shkruar reperi.