Carovska: Janë shterur nevojat për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme

Të gjitha palët e prekura duhet të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa te ne opozita kërkon të mos ketë parlament funksional, kur të gjitha partitë opozitare në botë e kërkojnë të kundërtën. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme vjen pikërisht nga opozita, ata marrin pjesë në tërë procesin dhe janë në qeveri teknike dhe kanë numër për fletvotimin që do të thotë se janë pjesëmarrës në zgjedhje. Sinqerisht shpresoj se do të marrin vendim për pjesëmarrje në zgjedhje, theksoi zëvendëskryeministrja e obliguar për Çështje Ekonomike Milla Carovska.

Marketing

Ajo në intervistë për Televizionin 24, duke u përgjigjur në pyetjen se çka do të ndodh nëse VMRO-DPMNE vendos t’i bojkotojë zgjedhjet, tha se dëshiron të besojë që VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në zgjedhjet sepse ato nevojiten nga njëra anë për shtetin, për qytetarët, por nga ana tjetër sepse ata janë ato të cilët e kanë inicuar tërë këtë proces dhe e rëndësishme është të mbesin në ato pozita dhe të marrin pjesë në zgjedhje.

“Që përfundimisht t’i kemi të gjitha institucionet demokratike në fuqi që të mund të themi se ne jemi demokraci parlamentare. Në këtë mënyrë, thjeshtë, një institucion siç është Parlamenti, në të cilin bazohemi si shtet nuk e kemi për momentin dhe për atë jam e sigurt se edhe ata duke i vlerësuar të gjithë këto momente, ndërsa veçanërisht që edhe ato të jenë në fletvotim do të vendosin të shkojnë në zgjedhje”; theksoi Carovska.

Zëvendëskryeministrja tha se menjëherë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme, kushtet për mbajtje të zgjedhjeve janë pas 22 ditëve, përkatësisht më 5 korrik. Ajo potencoi se janë shterur të gjitha nevojat për vazhdim të gjendjes së jashtëzakonshme.

Ajo vlerësoi se nuk sheh pengesë, nëse gjatë zgjedhjeve respektohen të gjitha protokollet të cilat autoritetet shëndetësore do t’i rekomandojnë dhe gjithsesi KSHZ do t’i respektojë dhe do të vendosen si mekanizma në ditën e zgjedhjeve.