Ministrja e Punës dhe politikës sociale Milla Carovska ka deklaruar se prej sot ka nisur implementimi I reformës sociale.
Qendrat sociale i kanë përgatitur pagesat për më shumë se 25 mijë amvisëri, tha Carovska.
“Sot mund ta informoj opinionin se pagesa për të ardhurat minimale të garantuara , shtesa arsimore për fëmijë ka filluar. Qendrat i kanë përgatitur pagesat për më shumë se 25 794 amvisëri dhe kjo domethënë se të gjitha këto amvisëri kanë marrë të ardhura të garantuara dhe ata që kanë fëmijë në moshë arsimore, edhe ata kanë marrë edhe shtesa arsimore dhe fëmijërore. Me këtë ka filluar implementimi i reformës sociale”, theksoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska.