Matura e nxënësve të shkollave të mesme do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm dhe në afatet e konfirmuara ligjore, si praktikë e njëjtë që ka ndodhur në shtetet tjera të rajonit dhe Evropës, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska.
Gjatë qëndrimit të saj në Manastir, Carovska u bëri thirrje nxënësve në kohë të zgjedhin detyrë projektuese dhe lëndë mësimore që do t’i kalojnë për maturë.
“Dua t’i nxis nxënësit deri në fund të këtij muaji të zgjedhin detyrë projektuese për maturën në vijim dhe deri në fund të muajit të ardhshëm të zgjedhin lëndë të cilat duan t’i kenë në provimin e maturës. Nuk duam që pandemia të shkaktojë ngecje në zhvillimin e nxënësve tanë të cilët janë e ardhmja jonë, dhe për atë sipas afateve ligjore matura do të realizohet gjatë vitit të ardhshëm, si praktikë e njëjtë që ka ndodhur në shtetet tjera të rajonit dhe Evropës. Matura do të realizohet edhe në shtetin tonë sepse nuk duam të jemi përjashtim. Matura është e rëndësishme për vërtetimin e njohurive dhe për zhvillimin e mëtutjeshëm të qytetarëve tanë të rinj të cilët në të ardhmen duhet ta udhëheqin shtetin dhe zhvillimin ekonomik”, theksoi Carovska.