Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot në pyetjet e gazetarëve në
lidhje me komentet për draft konceptin u përgjigj se një pjesë e madhe e opinionit
akademik dhe mësimdhënësve qëndrojnë mbrapa draft konceptit për arsimin fillor
dhe se në këtë koncept ajo nuk është e vetme. Carovska theksoi se pritet që në
vendin tonë kur bëhet fjalë për ndonjë reformë të madhe e cila është e rëndësishme
të kemi qëndrime të kundërta.
“ Të gjitha komentet që kanë qëllime të mirë janë të mirë se ardhura dhe natyrisht
ato të cilat janë të përzgjedhura dhe janë me vend do t′i marrim parasysh. Kjo
reformë do të thotë cilësi në arsim për të gjithë fëmijët të cilët janë të përfshirë në
sistem dhe për ata të cilët do të përfshihen në sistem. Me reformat ecim ngadalë
sepse po hyjmë në dy klasë nga e tërë nëntëvjeçarja, përkatësisht nuk po hedhim
hapa radikal siç janë bërë më parë, por koncepti gradualisht do të futet deri në
klasën e nëntë. Të gjithë kanë mundësi të shohin dhe të lexojnë dokumentin, as një
mësimdhënës nuk do të mbetet pa punë, do të hyjmë hap pas hapi dhe gradualisht
që të garantojmë cilësi dhe për secilin vit të ardhshëm do të mësojmë nga viti
paraprakë dhe kështu që të mund të përfshijmë të gjitha palët e interesuara të cilët
do të kenë mendim të veçantë. Ky koncept i të mësuarit përgatitet nga pedagogë,
psikolog dhe mësimdhënës, në bazë të së cilëve do të përpilohen programe
mësimore ku do të marrin pjesë të gjithë palët e interesuara. Në programet
mësimore për shkencat shoqërore, do të marrin pjesë historianë, sociologë,
gjeografë për shkencat natyrore, matematikanë, kimistë, biologë, fizikan” theksoi
Carovska.
Carovska theksoi se është mirë të ekzistojnë qëndrime të kundërta, komente dhe
propozime të cilat janë konstruktive në lidhje me konceptin e propozuar, mirëpo jo
edhe refuzim të të njëjtës.
“ Refuzim do të thotë se njëkohësisht do të ofrohet koncept krejtësisht i ri. Ky
koncept është ndërkombëtar dhe nuk është diçka që nuk ndodhë nëpër botë dhe ne
si shtet po e prezantojmë për herë të parë. Mos të harrojmë se në vendet ku
zbatohet kjo mënyrë e të mësuarit ata kanë rezultate më të larta në testet
ndërkombëtare, janë lartë në shkallën e njohurive dhe kanë produktivitet tek
qytetarët e tyre” theksoi ministrja.