Çartet Turqia ndaj BE-së pas vendimit për shamitë e grave: Kjo është nëpërkëmbje

Ministrat e Turqisë e kanë kritikuar vendimin e gjykatës së Bashkimit Evropian që lejon punëtorët të ndalojnë shamitë e kokës nga vendet e tyre të punës, duke thënë se kjo është “një sulm ndaj të drejtave të grave myslimane” dhe që “i jep legjitimitet racizmit”.

Marketing

Gjykata e lartë e Bashkimit Evropian të enjten vendosi se punëtorët privatë mund të ndalonin punëtoret nga vënia e simboleve religjioze, përfshirë edhe shamitë nëpër vendet e punës, raporton Guardian.

Si kundër-përgjigje, Ibrahim Kalini, zëdhënësi i Rexhep Tayyip Erdoganit, shkroi në Twitter se kjo lëvizje do të rriste e inkurajonte islamofobinë.

Fahrettin Altuni, drejtori për komunikime i Erdoganit, e përshkroi vendimin si të pabesueshëm dhe “si përpjekje për të garantuar legjitimitet për racizmin”.

“Në vend se ta denoncojë të kaluarën e vet të errët, Evropa tash po kërkon ta përqafojë atë,” tha ai. “Ne e dënojmë këtë vendim, që nëpërkëmb dinjitetin njerëzor”.