Casemiro i ka dhënë fund edhe zyrtarisht sot eksperiencës së jashtëzakonshme në Real Madrid.
Futbollisti brazilian është parë i emocionuar dhe duke qarë në konferencë për shtyp, e cila iu organizua me rastin e largimit të tij nga klubi dhe transferimit në Manchester United.
Ai e shprehu mërzinë që po largohet nga një klub i madh, me të cilin ka fituar gjithçka në karrierë, ndërsa është entuziast për përvojën e re që do ta nisë shumë shpejt në “Old Trafford”.
“Ju e dini që unë nuk preferoj të flas shumë dhe të jem protagonist. Ju falënderoj nga zemra për gjithçka”, ka thënë fillimisht Casemiro, të cilin e tradhtuan lotët.
“Mezi pres ta vazhdoj zhvillimin tim në një klub të madh si Manchester United”, ka thënë Casemiro.