Në MPJ po vijon takimi i ministrit të Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov me shefin e diplomacisë turke Mevlut Çaushogllu, i cili qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë Veriore.
Sipas paralajmërimit zyrtar, në takim do të bisedohet edhe për marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale midis dy vendeve tradicionale mike dhe mundësitë për përforcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes reciprok.
Çaushogllu disa orë para arritjes në Shkup në profilin e tij në tuiter shkroi se gjithmonë e ka përkrahur Maqedoninë dhe do të vazhdojë që ta bëjë këtë, por pret hapa konkrete lidhur me FETO-n dhe se kjo është e rëndësishme për Ankaranë, por gjithashtu edhe për të ardhshmen e Shkupit.
Dimitrov dhe Çaushogllu paradite në MPJ zyrtarisht do ta lëshojnë në përdorim pajisjen teknike për digjitalizimin e arkivit diplomatik të Ministrisë. Projekti u përkrah nga Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Turqisë, ndërsa u financua edhe nga agjencia turke për bashkëpunim dhe zhvillim – TIKA. Të dy ministrat do të kenë edhe pres konferencë të përbashkët.
Ministri Çaushogllu duhet që të takohet edhe me kryetarin e Qeverisë Zoran Zaev dhe me nënkryeministrin e angazhuar për Çështje Evropiane Bujar Osmanin.