Ceferin për Agnellin: Nuk kam parë kurrë një person të gënjejë aq shumë

15:09 | 19 Prill 2021

Marketing

Presidenti i UEFA-së, Alexander Ceferin ka reaguar ndaj krijimit të Superligës Evropiane.

Presidenti i UEFA-së, Alexander Ceferin, ka reaguar ndaj krijimit të Superligës Evropiane, transmeton lajmi.net.

Ceferin më herët kishte deklaruar se të gjithë lojtarët që do të marrin pjesë në këtë garë do të përjashtohen nga Kupa e Botës dhe Euro.

Por, i pari i UEFA-së foli edhe për presidentin e Juventusit, Andrea Agnelli.

Dihet se më herët dyshja kishte patur disa konflikte, por tani Ceferin nuk u mban të fshehura.

“Unë kurrë nuk kam parë një person të gënjejë kaq shumë herë me qa këmbëngulje sa ai”, tha ai.

“Unë fola me të të shtunën në mbrëmje dhe ai tha se të gjitha lajmet për Superligën janë gënjeshtra. Lakmia eliminon të gjitha vlerat njerëzore”, tha Ceferin./Lajmi.net/

Marketing