Ballina Lajme Maqedoni Cërvenkovski: Marrveshja me Bullgarinë hapi kutinë e Pandorës

Cërvenkovski: Marrveshja me Bullgarinë hapi kutinë e Pandorës

Ish presidenti I vendit Branko Cërvenkovski vlerëson se Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, nuk mbylli asnjë çështje të hapur por vetëm hapi kutinë e Pandorës. Kjo krijoi bazë për një seri kërkesash nga Sofja, vlerëson Cërvenkovski,sipas të cilit ishte e gabuar që u zgjodh termi “histori e përbashkët” dhe u krijua Komisioni i Përbashkët Historik.

Marketing

“Marrëveshja me Bullgarinë, jo vetëm që nuk mbylli asnjë çështje, por përkundrazi, hapi kutinë e Pandorës dhe krijoi bazën për një sërë kërkesash nga Bullgaria, të cilat depërtojnë në atë masë në identitetin dhe historinë tonë kombëtare sa kompromisi thjesht nuk është i mundur”, u shpreh ish presidenti i RMV-së, Branko Cërvenkovski.

Për dallim nga marrveshja e Prespës të cilën Cërvenkovski tha se nuk e vlerëson si ideale, por që megjithate si e keqja më e vogël ka mbyllur një çështje të hapur, marrvshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë ka ndikuar në përkeqësimin e mardhënieve mes dy vendeve.

Sipas Cërvenkovskit bllokada bullgare të zgjas prandaj opinioni duhe të jetë i përgaditur. Ai njëherit përshëndeti fillimin e dialogut strategjik me SHBA-në. Megjithatë, sipas tij, ky dialog nuk mund të jetë zëvendësues i negociatave me BE-në.

Exit mobile version