Ballina Lajme Kosovë Çfarë do t’i ndodhte Pacollit nëse do të shkonte në Serbi, sipas...

Çfarë do t’i ndodhte Pacollit nëse do të shkonte në Serbi, sipas Vulinit?

Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacollit i është refuzuar kërkesa nga Serbia për vizitë zyrtare në Novi Pazar.
“Çdo përpjekje e tij për të ardhure [në Novi Pazar] do të ishte ilegale dhe dihet se si veprohet me ata që përpiqen ilegalisht të hyjnë në territorin e një vendi të njohur ndërkombëtarisht dhe sovran siç është Serbia”, ka qenë reagimi i ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin.

Marketing

Vulin shtoi se Qeveria e Serbisë nuk e miratoi atë vizitë, duke e vlerësuar të paligjshme, transmeton lajmi.net.

Unë do të kërkoja, thotë ministri serb, që të mos bëhet një paralele me veprimin e autoriteteve të Prishtinës..

“Le të mos harrojmë që ne jemi një shtet i njohur ndërkombëtarisht, ndërsa Kosova dhe Metohia është territor nën administrimin e përkohshëm të Kombeve të Bashkuara, në përputhje me Rezolutën 1244. Pacolli, si Ministër i Jashtëm nuk mund të vijë në territorin e Serbisë, për arsyen e thjeshtë se as Rezoluta 1244, as me dokumente përkatëse të UNMIK-ut nuk përcaktohet që të ketë ndonjë Ministër të Punëve të Jashtme”, ka thënë Vulin për mediat serbe.

Marketing
Exit mobile version