Çfarë është SWIFT-i me të cilin kërcënohet Rusia dhe pse mund të jetë një “opsion bërthamor” kundër Rusisë

Ndërsa qeveritë perëndimore po kërcënojnë Rusinë me një paketë sanksionesh që synojnë të pengojnë presidentin, Vladimir Putin të urdhërojë pushtimin e Ukrainës, ekziston një masë që është veçanërisht alarmante për Kremlinin: shkëputja e vendit nga sistemi bankar global. Në media, kjo mundësi shpesh quhet “opsioni bërthamor”.

Marketing

Ligjvënësit amerikanë kanë sugjeruar javët e fundit se Rusia mund të hiqet nga SWIFT, një rrjet i sigurisë së lartë që lidh mijëra institucione financiare në mbarë botën. Nëse kjo ndodh, dërgesat e naftës, gazit dhe metaleve në Evropë mund të ndalen, paralajmëron Rusia, shkruan cnn.

“Nëse Rusia përjashtohet nga SWIFT, atëherë ne nuk do të marrim valutë të huaj, por blerësit, veçanërisht nga vendet evropiane, nuk do të marrin mallrat tona – naftë, gaz, metale dhe komponentë të tjerë të rëndësishëm”, tha zëvendëskryetari i Dhomës së Lartë të Parlamenti rus, Nikolai Zhuravlyov.

Çfarë është SWIFT?

Shoqëria për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar në mbarë botën (SWFT) u themelua në vitin 1973 për të zëvendësuar teleksin dhe tani përdoret nga më shumë se 11 mijë institucione financiare për të dërguar mesazhe të sigurta dhe urdhërpagesa. Pa një alternativë të pranuar globalisht, ky është një kanal i domosdoshëm për financat globale.

Marketing