Çfarë fshihet pas resë së pazakontë në qiellin e qytetit turk?

Një re në formë aspak e zakontë ka lënë pa fjalë banorët në qytetin turk të Bursës të enjten e 19 janarit.

Marketing

Në orët e para të mëngjesit në qiell u shfaq një re në formë rrethore, si një disk fluturues në ngjyra të ndezura.

Pamjet nga reja e pazakontë u bënë virale në rrjet ndërsa lindja e diellit i jepte ngjyra nga të kuqe në të verdhë.

Shërbimi meteorologjik i vendit bëri të ditur për mediat se forma e resë vinte si shkak i luhatjeve të forta të erës mbi kodra dhe male. Sipas dëshmitarëve okularë, reja qëndroi në atë formë për rreth një orë përpara se të zhdukej nga qielli.