Çfarë i ndodhë trupit tuaj nëse hani 3 hurma në ditë për një javë rresht?

Nëse keni nevojë të hani diçka të ëmbël gjatë një mbrëmje dhe njëkohsësisht diçka të shëndetshme e cila iu jep energji, atëherë zgjidhja më e mirë do ishin hurmat. Ajo çfarë bëjnë këto fruta, të cilat rriten në vende tropikale janë:
Zvogëlon rrezikun për kancer të zorrëve

Marketing

Sipas një studimi nga Departamenti i Shkencës për Ushqim dhe Nutricion, përdorimi i hurmave shkakton rritjen e e numrit të bakterieve të mira dhe njëkohësisht zvogëlimin e numrit të bakterieve të dëmshme për sistemin tretës – shkruan Independent, transmeton Gazeta Express.

Rritë energjinë

Hurmat pëmbajnë një sasi të sheqernave natyrale siç janë glukoza dhe fruktoza që ndikojnë në rritjen e energjisë. Dhe ndryshe nga produktet e tjera, këta fruta përmabajnë edhe antioksidantë, vitamina, magnez dhe përbërës tjerë të rëndësishëm të cilët ndikojnë që ju të jeni energjik për një kohë më të gjatë.

Sistemi i tretjes do të përmirësohet

Nëse keni dëshirë që sistemi juaj i tretjes të funksionojë në mënyrë të rregullt atëherë zgjidhja e duhur janë hurmat. Sipas një hulumtimi të bërë nga Revista Shkencore për Nutricion u pa se njerëzit të cilët kanë konsumuar 7 hurma për 21 ditë, kanë patur sistem të tretjes më të shëndetshëm.

Ti mund të bëhesh më i mençur

Hurmat përmbajnë vitaminë D6, e cila njihet që përmirëson performanën e trurit duke rritur sasinë e seratoninës – hormon ky përgjegjës për rregullimin e disponimit.

Shëron hemoroidet

Hemoroidet janë vena në anus apo rektum të cilat kanë pësuar inflamacion dhe janë zgjeruar. Hemoroidet shkaktohen zakonisht nga kapsllëku. Shumë mjekë këshillojnë një dietë të pasur me fibra në të cilën duhet përfshirë edhe hurmat, për të shmangur kapsllëkun dhe hemoroidet.

Përktheu: Endrina Ramabaja/ Gazeta Express

Marketing