Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini tetë orë, çdo ditë!

Sipas një studimi të fundit, të flesh tetë orë gjumë çdo ditë nuk është me të vërtetë një luks, por më shumë një pjesë thelbësore e një rutine të shëndetshme. Mungesa e gjumit mund të ndikojë seriozisht në shëndetin tuaj mendor, emocional dhe fizik. Le të shohim se çfarë ndodh nëse filloni t’i jepni përparësi gjumit.

Marketing

Dritare.net do t’ju tregojë se çfarë ndodh me ju nëse flini rregullisht çdo ditë nga tetë orë gjumë.

1- Do të mësoni gjëra të reja më shpejt, nuk do të keni probleme me përqendrimin etj.

2- Do të jeni më të vetëdijshëm
Kur pushoni sa duhet rregullisht, përqendrimi dhe aftësitë tuaja për zgjidhjen e problemeve funksionojnë më mirë.

3- Do ta keni më të lehtë ta kontrolloni peshën.
Ndërsa jemi duke fjetur, ne gjenerojmë një hormon të quajtur leptin, që i thotë trupit tonë se jemi të ngopur dhe nuk kemi nevojë për më shumë ushqim. Kur nuk pushojmë sa duhet, ai del jashtë ekuilibrit dhe fillojmë të hamë më shumë, shkruan dritare.net

4- Shëndeti juaj do të përmirësohet.
Shkencëtarët zbuluan se nëse flini mjaftueshëm jo vetëm që do të zvogëlohet niveli i stresit, por gjithashtu gjumi do të parandalojë rrezikun e rritjes së presionit të lartë të gjakut dhe kolesterolit.

5- Nëse flini mjaftueshëm do të parandaloni zhvillimin e diabetit.

6- Do ta përballoni më mirë të ftohtin, pasi stimulohet sistemi imunitar.

7- Do të keni një lëkurë të bukur dhe të shëndetshme.

8- Do të jeni një shofer më i sigurt.
Sipas një studimi shoferët që nuk flenë gjumë, janë me keq në timon sesa ata që janë të dehur.