Çfarë po e shkakton valën e dytë të koronavirusit në Europë?

Kur qeveritë evropiane filluan t’i japin fund bllokimeve të ashpra të koronavirusit, në maj dhe qershor, zyrtarët theksuan se ata do të vazhdonin me masa lehtësuese për sa kohë që numrat e rinj të infeksionit të mbeteshin të ulta.

Marketing

Por numri i të infektuarve ditore në disa vende të Evropës Perëndimore ka filluar të rritet sërsish. Të enjten, Franca dhe Gjermania regjistruan numrin më të lartë të rasteve të reja në tre muaj, dhe numrat po rriten shpejt në Spanjë dhe Hollandë.

Ekspertët e shëndetit publik tani paralajmërojnë se Evropa mund të jetë në prag të një valë të dytë të Covid-19 – përveç nëse qeveritë i mbajnë premtimet e tyre për të forcuar kufizimet.

Shumë qeveri evropiane tani po vendosin një strategji të re për të ndaluar përhapjen e virusit: vendosja e kufizimeve në zona specifike ku ka shpërthime, në përpjekje për të shmangur një kthim të izolimit të vendit, i cili shkatërroi ekonomitë e vendeve.

Por, pasi njerëzit kanë filluar përsëri të dalin e të shoqërohen me miqtë pas muajve të vështirë të izolimit, ekspertët gjithashtu shqetësohen se mund të lodhen me distancë sociale dhe mund të mos e respektojnë më, duke e bërë më të vështirë zbatimin e një kufizimi të ri, dhe të rrisin numrat sërish.

“Sa herë që të lirohen masa izoluese dhe njerëzit të fillojnë të bashkëveprojnë më shumë, do të filloni të shihni përsëri raste të reja,” u shpreh Nathalie MacDermott, një pedagoge e sëmundjeve infektive në King’s College London.” Pyetja është nëse jeni në gjendje t’i monitoroni ato dhe të parandaloni rritjen”.

Ndërsa rastet e reja ditore janë akoma disa herë më të ulëta sesa ato të pikut në Evropë, gjatë marsit dhe prillit, një gjë që dimë rreth Covid-19 është që mund të përhapet në mënyrë eksponenciale nëse situata të dalë jashtë kontrollit.

Në cilat vende po rriten rastet?

Javët e fundit ka pasur rritje të rasteve në Spanjë, Islandë, Belgjikë, Hollandë dhe Luksemburg, dhe ngritje më graduale në Francë, Gjermani dhe Itali.

Një nga goditjet më të këqija për momentin është Spanja, e cila raportoi më shumë se 16 mijë raste javën e kaluar, nga rreth 2,800 në javë në fillim të korrikut. Rreth dy të tretat e rasteve të konfirmuara në javën e fundit ishin përqendruara në rajonet veriore të Katalonjës, Aragonjës, dhe në Madrid.

Belgjika, gjithashtu ka shënuar rritje të rasteve të reja, ku numri i tyre është dyfishuar në të gjithë vendin.

Virusi po përhapet gjithashtu me shpejtësi në Ballkan, i cili nuk u godit fort nga vala e parë, por tani po shihet se si disa nga vendet kanë raste të rritura të të infektuarve.

Çfarë po e shkakton rritjen?

Asnjëherë nuk ka vetëm një arsye për rritjen e numrave, dhe faktorët kontribues ndryshojnë nga një vend në tjetrin, por ekspertët thonë se shumica e Evropës Perëndimore ka të paktën një gjë të përbashkët: qeveritë me padurim rihapën ekonomitë e tyre para se virusi të reduktohej në nivele të ulëta mjaftueshëm sa për tu kontrolluar.

Edhe pse shumica e vendeve evropiane po lehtësonin kufizimet e tyre në qershor, ende kishte transmetim komunitar të virusit që po ndodhte pothuajse kudo.

Kjo do të thotë që virusi ishte akoma aq i përhapur sa ishte e pamundur për shumicën e autoriteteve të përcaktonin vazhdimisht burimin e çdo infeksioni. Sidoqoftë, rastet e përditshme po uleshin në shumë vende, kështu që qeveritë vendosën të heqin disa kufizime.

Kjo ishte një llogaritje e keqe në sytë e disa ekspertëve. “Shumë vende që po hapen tani po përballen me një rishtim në raste,” thotë profesori Martin McKee, i specializuar në shëndetin publik evropian në Shkollën e Higjenës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër.

Marketing