Çfarë po ndodh në veri të Kosovës? Shefi i EULEX: Jemi gati të ndërhyjmë nëse ka situata të vështira

Situata në veri të Kosovës mbetet ende mjaft e tensionuar, kjo shihet edhe në reportazhin e përgatitur në emisionin “Ballkan” në Abc nga gazetarja Linda Karadaku, ku shihen forca të shtuara të EULEX.

Marketing

 

Në një intervistë për gazetaren Karadaku, komandanti i njësisë policore të EULEX, Michael Tomasz Kocot, theksoi se kjo njësi është prezentë kudo që kanë tension.

Ai tha se grupi është mjaft i përgatitur për çdo lloj situate, dhe se ata ndodhen në Mitrovicvë për të ndërhrë në çdo momen që do të shohin që situata do të përshkallëzohet.

Pjesë nga biseda:

Kocot: Të gjitha misionet dislokohen në vendet ku prania jonë është e nevojshme, dhe ne kemi mësuar si të përballemi me situata të vështira dhe në terrene të vështira. Kështu që ne jemi të përgatitur për çdo gjë me të cilën mund të përballemi në këtë situatë të vështirë. Kështu që është normale për ne që të përballemi me këtë detyrë dhe vende të vështira dhe në kohë të vështira gjithashtu.

Kardaku: Këtu uleni? Policët e EULEX-it? Sa mund të ulen këtu? 8 të paktën.

Kocot: 8

Kardaku: 8? Nuk ka vend mjaftueshëm. Ku ulen?

Kocot: Ulen këtu.

Kardaku: Ulen këtu, 8 prej tyre.

Kocot: Me shoferin dhe drejtuesin.

Kardaku: Kjo është një makinë e blinduar, kështu që nëse qëllon dikush, ju jeni të sigurtë këtu?

Kocot: Po, ne jemi të sigurtë, kjo është një makinë plotësisht e fortë, dhe disa thonë se ky është vendi më i sigurtë në Kosovë.

Marketing