Ballina Lajme Botë Çfarë thonë shqiptarët në Austri pas sulmit terrorist në Vjenë? (Video)

Çfarë thonë shqiptarët në Austri pas sulmit terrorist në Vjenë? (Video)

Kosovarë  të cilët jetojnë në Vjenë konsiderojnë se imazhi i shqiptarëve është dëmtuar në masë të madhe pasi sulmuesi në Vjenë doli të jetë shqiptar.

Abedin Sutaj i cili prej vitesh jeton në kryeqytetin austriak rrëfen për përvojë jo të mirë pas sulmit nga një shqiptar të cilin shteti i Austrisë e cilësoi terrorist.

Pasojat e veprimeve të tilla ekstremiste Kosova, përkatësisht shqiptarët do t’i vuajnë një kohë të gjatë, thotë ai.

Marketing

I NGJAJSHËM

I JEPET LAMTUMIRA E FUNDIT 21 VJECARIT, VIKTIMË E TERRORIT NË AUSTRI

“Dikush duhet me i thënë ndal kësaj shtrese”, tha ai.

Një  qytetare tjetër shqiptare e cila po ashtu jeton në Vjenë tha se ngjarja e sulmit terrorist u rënda edhe më shumë kur u kuptua se autori i krimit është shqiptar.

“Ka kaluar më shumë se një javë dhe ne ende e diskutojmë këtu me shoqëri”, thotë ajo.

Marketing
Exit mobile version