Chelsea e fiton Superkupën, e mposht Villarrealin pas penalltive

Chelsea ka arritur ta fitojë Superkupën e Evropës, pasi ka mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive.
Rezultati pas 120 minutave ishte i barabartë, 1:1.
Ishte Chelsea që kaloi i pari në epërsi përmes Hakim Ziyech i cili realizoi golin në minutën e 27-të të ndeshjes, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Marketing

Goli i barazimit erdhi në minutën e 73-të. Gerard Moreno realizoi golin që e dërgoi ndeshjen në vazhdime.

Në vazhdime të dy ekipet patën disa raste, por nuk arritën t’i konkretizonin.

Në penallti, Chelsea fitoi 6:5, me Kepa Arrizabalagan që priti dy penallti, duke u inkuadruar në lojë pikërisht për pjesën e ekzekutimit të penalltive.