Chelsea ishte, pa dhe fitoi 2:0 – Milani ende pa “kaçik” për Evropë

Chelsea e ka marrë fitoren e radhës ndaj Milanit në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League.
Londinezët triumfuan me rezultat 2-0, falë golave të Jorginhos (penallti) dhe Aubameyangut.

Marketing

Përballja foli dukshëm në të mirë të “Bluve” që për 90 minuta ishin më superiorë në lojë.

Kjo supremaci pa dyshim është ndikuar edhe nga fakti se Milani po luante me 10 lojtarë në fushë, pas përjashtimit të Tomorit në minutën e 18’.

Kjo ndeshje, më shumë se gjithçka, tregoi për momentin të cilin është duke e kaluar në Champions League.

Ndonëse fitues të Serie A, në frontin e kampionëve “kuqezinjtë” ende janë një “hirushë” që s’po arrin akoma të bëhet serioze

Marketing