Chelsea kërkon Pogban e ri, ka gati ofertën 35 mln euro!

Një yll i ri ka lindur tek Ajax, Chelsea kërkon ta rrëmbejë për 35 mln euro!

Chelsea pritet të jetë aktiv në merkaton e verës, pasi drejtuesit do të mundohen t’i vendosin në dispozicion një ekip sa më kompetitiv trajnerit Tuchel, i cili erdhi vetëm në mes të sezonit në krye të stolit.

Një nga objektivat e drejtuesve londinezë është ylli i ri i Ajaxit, që konsiderohet si Paul Pogba i ri. Bëhet fjalë për Ryan Gravenberch. Holandezi ngjason shumë me Pogba, për sa i përket fizikut dhe stilit të lojës që ai ka.

Marketing

Kartoni i Gravenberch vlerësohet rreth 30 milionë euro. Mediat në Angli bëjnë me dije se Chelsea ka bërë gati ofertën e parë për 18-vjeçarin, për të cilin do t’i ofrojë Ajaxit 35 milionë euro. Tani mbetet në dorë të holandezëve për të vendosur.

Marketing