Ballina Sport Chelsea me mund triumfon ndaj Al-Hilal, kualifikohet në finale

Chelsea me mund triumfon ndaj Al-Hilal, kualifikohet në finale

0Chelsea me shumë vështirësi ka triumfuar ndaj Al-Hilal, në kuadër të gjysmëfinales të Kupës së Botës për klube.

Marketing

“Blutë” e Londrës triumfuan ndaj Al-Hilal me rezultat minimal 0 – 1.

Ishte qendërsulmuesi Romelu Lukaku që ishte vendimtari në këtë takim, që shënoi një gol të bukur (32′).

Chelsea dominoi në përgjithësi, duke ndërtuar më shumë aksione, që u mungonte finalizimi.

Ndërkohë, edhe Al-Hilal ka rrezikuar disa herë portën e “Bluve” përmes kundëraksioneve, mirëpo ishte portieri Kepa Arrizabalaga që i shpëtoi, duke u gjendur në vendin e duhur.

Kësisoj, Chelsea siguron finalen, ku do përballet me Palmeiras me 12 shkurt (të shtunën).

Marketing
Exit mobile version