Chelsea synon transferimin e Werner-ka gati ofertën

Chelsea pritet të bëjë një lëvizje të madhe në merkaton e janarit.‘Blutë e Londrës’ do të synojnë transferimin e yllit të Bundesliga, Timo Werner, i cili luan me skuadrën e RB Leipzig.

Marketing

‘Express’ raporton se Chelsea janë gati të paguajnë klauzolën e lojtarit, në mënyrë që ta transferojnë në Premierligë, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Gjermanisë ka shënuar 18 gola në 17 ndeshje këtë sezon.

Klauzola e lojtari ka vlerë prej 30 milionë eurove, shumë kjo që nuk shihet si problematike për Chelsea.

Marketing