Chicago Fire kompleton transferimin e Xherdan Shaqirit

Chicago Fire ka kompletuar transferimin e sulmuesit Xherdan Shaqiri.

Marketing

Shaqiri i është bashkuar skuadrës amerikane, duke u larguar nga Lyon pas vetëm gjashtë muajve.

Zvicerani është bërë transferimi më i shtrenjtë i skuadrës amerikane, derisa ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.

“Chicago Fire njofton për transferimin e mesfushorit Xherdan Shaqiri nga Lyon. Shaqiri është bërë transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit dhe kontrata do t’i vazhdojë deri në sezonin 2024”, shkruhet në komunikatë.

Ndërkohë, raportohet se transferimi kushtoi 7 milionë euro.