Chiellini i reagon Mourinhos rreth shkuarjes në Harvard

Pas ndeshjes, Manchester United – Juventus, Jose Mourinho kishte bërë një deklaratë interesante.

Marketing

“Mr.Chiellini dhe Mr. Bonucci, mund të shkojnë në Universitetin e Harvardit që të japin ligjërata se si duhet mbrojtur”, kishte thënë Jose Mourinho.

Rreth kësaj deklarate, Giorgio Chiellini ka dhënë mendimin e tij.

“Unë në Harvard? Do të shkoja për ligjërata rreth ekonomisë, jo për mbrojtje (qesh)”, ka thënë mbrojtësi italian.

Mourinho do të përballet me dy mbrojtësit edhe një herë, pasi Manchester United do të udhëtoj te Juventusi në kuadër të Ligës së Kampionëve.