Turqia voton sot, në raundin e dytë të balotazhit për zgjedhjet presidenciale.
Teksa mbetet një orë nga përfundimi i procesit të votimit, nuk raportohen probleme. Pasi kanë votuar,dy kandidatët, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan, dhe kandidati i koalicionit opozitar, Kemal Kilicdaroglu kanë bërë thirrje për pjesëmarrje të gjerë në votime.
Në Konyaalt të Antalias, komisionerët u habitën kur panë një çift të sapomartuar t’i drejtoheshin qendrës së votimit.
Çifti İrem dhe Orhan Veli Akyüz kishin caktuar datën 14 për ceremoninë e tyre martesore. Por, kur u shpall pikërisht kjo datë, si raundi i parë i zgjedhjeve në vend, ata e shtynë dasmën në 28 maj. Rastësia deshi që sërish, në datën që caktuan për kurorëzimin, të kishte zgjedhje në vend. Tashmë të vendosur, ata zgjodhën t’i bëjnë të dyja në një ditë. Në fillim dasmën, e më pas votimin.
E veshur me fustanin e bardhë, İrem hyri në dhomën e fshehtë për të bërë zgjedhjen për presidentin e ardshëm të vendit.
“Jam shumë e lumtur. Qoftë fat për ne”, tha ajo.
“Ne e shtymë ceremoninë sepse përkoi me ato zgjedhje. Pas votimit do shkojmë në sallë për dasmën. Fat i mirë vendit tonë. Ne kemi bërë detyrën tonë qytetare”, tha Orhan për mediat.