Çifti iranian i presin 10 vite burg për vallëzim në publik, gruaja ishte pa hixhab

Astiyaz Haghighi and Amir Mohammed Ahmadi janë një çift i posafejuar që tani gjenden të burgosur pasi vallëzuan bashkë në publik, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Që të dy në të 20’tat ata ballafaqohen me akuzat në Iran pasi që kishin postuar një video, që tani është viral, ku të dy po vallëzonin para Kullës Azadi në kryeqytetin e Iranit.

Në video shihet Haghighi duke vallëzuar pa hixhab që është në kundërshti me ligjet e regjimit islamik të Teheranit. Sipas EFE, vetëm kjo mund të rezultojë me ngrirjen e llogarive bankare, gjoba dhe dy muaj burgim.

Por çifti është shpallur fajtor nga diktatura e ajetollahëve “për inkurajim të korrupsionit dhe prostitucion publik” si dhe “tubim me synim të kërcënimit të sigurisë kombëtare”. Atyre poashtu u është ndaluar shfrytëzimi i internetit dhe largimi nga Irani.

Go Iran, një faqe komerciale në internet që promovon turizmin në Iran, thekson në faqen e saj, se vallëzimi në publik është ilegal në Iran. Mbajtja e qenve, dëgjimi dhe prodhimi disa llojeve të muzikës poashtu, si dhe stërvitja e popullarizuar ‘Zumba’ është e ndaluar në Iran.

Autoritetet në Iran kanë qenë shumë të ashpra në gjetjen dhe dënimin e krimeve të ashtuquajtura të moralit që prej se nisën protestat gjithë popullore në shtator. Protestat ishin reagim ndaj vrasjes së gruas 22 vjeç Mahsa Amini, e cila ishte arrestuar nga e ashtuquajtura ‘polici e moralit’ pasi nuk kishte vënë shaminë si duhet.

Organizata e Kombeve të Bashkuara kanë dënuar vrasjen e aktivistes dhe trajtimin pasues të protestuesve, gazetarëve dhe aktivistëve.

Në Iran janë varë rreth 400 persona dhe mijëra janë arrestuar që prej se protestave shpërthyen.