Ballina Sport Cikalleshi dhe Uzuni jashtë, Shqipëria publikon listën për Euro 2024

Cikalleshi dhe Uzuni jashtë, Shqipëria publikon listën për Euro 2024

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho ka bërë sot publike listën e emrave të futbollistëve që ka grumbulluar për fazën përgatitore të Euro 2024 dhe pjesëmarrjen në këtë aktivitet.

Marketing

Ashtu siç pritej, lista është përbërë kryesisht nga emrat e futbollistëve që kanë marrë pjesë aktive në kualifikueset e Evropianit dhe siguruan biletën e kuqezinjve për këtë turne prestigjioz.

Por, jashtë listës janë lënë sulmuesit Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzuni, të dy futbollistë që kanë qenë pjesë e skuadrës kombëtare gjatë ciklit të fundit kualifikues.

Jashtë ka mbetur edhe Keidi Bare, mesfushori i Espanyolit.

Ndërkaq, pjesë e listës janë dy futbollistë që u ngritën në karrierë nga Superliga e Kosovës, si Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.

Lista:

Portierë: Etrit Berisha, Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Simon Simoni

Mbrojtës: Naser Aliji, Arlind Ajeti, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ardian Ismajli, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Mario Mitaj

Mesfushorë: Amir Abrashi, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Medon Berisha, Klaus Gjasula, Qazim Laçi, Ernest Muçi, Ylber Ramadani

Sulmues: Jasir Asani, Armando Broja, Mirlind Daku, Arbër Hoxha, Rei Manaj, Taulant Seferi.

Marketing
Exit mobile version