Çiljeta bëhet ‘fytyra’ kryesore e modës myslimane në Tiranë

Në Tiranë është organizuar një sfilatë e veçantë e veshjeve të bukura me mbulesë. Por për habinë e të gjithëve, këngëtarja që jo rrallë është shfaqur në mënyra provokative para fansave të saj, paska vendosur të ‘kthehet kah kibla’, dhe të bëhet fytyra e myslimanëve në Tiranë, transmeton Gazeta Metro.

Marketing

Mes pjesëmarrësve të shumtë, në sfilatë ka qenë e pranishme edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga.

Çiljeta ka marrë pjesë në sfilatën “Lumturo dhimbjen” me një fustan të bardhë, me mbulesë deri te koka dhe me një kurorë të bardhë në kokë.

Çiljeta Xhilaga, ndryshe është e njohur për hitin e “Gangta Love”.

Ndërsa, këngëtarja tashmë e kthyer si praktikuese e fesë islame, thotë se veshja e saj është punuar enkas nga stilistja Frida Xhoi Xhei, teksa vet këngëtarja ka ndarë me ndjekësit disa video dhe fotografi nga kjo paraqitje në rrjetin social Instagram.

“Sfilata e bamirësisë “Lumturo dhimbjen“ është një nismë që fton njerëzit që në mënyre vullnetare të kontribuojnë për fëmijët me kancer që sado pak t’i lehtësojmë ato vështirësi ekonomike, që familjaret kanë”, ka shkruar ndër të tjerash Çiljeta në një video të publikuar në rrjetin social Instagram.

Marketing