Çinari: Shpresoj të bëj hapin jashtë Shqipërisë

Shënoi një gol dhe shërbeu për finalizimin e Asanit, por humbi disa mundësi të tjera të arta për shënim. Gjithsesi, Eraldo Çinari ishte ndër më të mirët në radhët e të kuqve në këtë sfidë. Në “Gol pas Goli” sulmuesi shkodran deklaroi:

“Nuk na kanë munguar lojërat e mira, por rezultatet. Kishim hyrë për 3 pikët, sepse ne luftojmë për objektivat madhorë. Sot ishte një ndeshje shumë e mirë dhe ia arritëm, dolëm me 3 pikë. Jemi sulmi më i mirë, çdo gjë fillon nga poshtë, mbrojta, mesfusha dhe sulmin. Kur komponentët punojnë ashtu siç duhet, është më e thjeshtë para portës.”

Pozicioni ideal në sulm: “Që i vogël kam luajtur në krah, si djathta dhe majtas, por edhe sulmues. Do i shërbej ekipi ku të ketë nevojë, por pozicion im natyral është djathtas. Përderisa jemi sulmi më i mirë, kjo do të thotë që ndërtimet e lojës janë më të mira se në ekipet e tjera. Në ndeshje të caktuara nuk kemi qenë ashtu siç duhet dhe kemi pësuar shumë gola.

Marketing

E ardhmja: “Nuk di asgjë për ofertat. I kam lexuar, për momentin jam i fokusuar te Partizani. Si çdo futbollist, që do të bëjë hapin jashtë, edhe unë kam qejf të bëj këtë hap, shpresoj ta bëj sa më shpejt.