Cipras: Do jem kryeministri i parë i Greqisë që do të vizitojë Shkupin

Kryeministri grek Alexis Cipras gjatë forumit në Delfi tha se në periudhën e ardhshme planifikon të vizitojë Shkupin, me çka do të jetë kryeministri i parë i fqinjit tonë jugor që do të vijë në vendin tonë.

Marketing

“Shumë shpejt do të jem kryeministri i parë grek që do të vizitojë zyrtarisht Shkupin, i shoqëruar nga një delegacion biznesi,” njoftoi Cipras.

“Po ashtu do t’i qasemi edhe takimit themelues të Këshillit të Lartë për Bashkëpunim midis Greqisë dhe Maqedonisë Veriore, në mënyrë që të hulumtohen mënyrat e thellimit të bashkëpunimit tonë në fushat me interes të ndërsjellë”, tha kryeministri i Greqisë.