Cipras: Greqia nuk është më “dele e zezë”

Kryeministri grek, Aleksis Cipras deklaroi se me anëtarësimin e Greqisë në Iniciativën 16+1, të cilën e përbëjnë vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore dhe Kina, vendi i tij e konfirmoi rolin e tij udhëheqës të Ballkanit dhe e ripërtërin reputacionin.

Marketing

Kryeministri grek deklaroi se vendi i tij është qendra e lidhjes së rajonit dhe shtyllë e stabilitetit, sigurisë dhe bashkëpunimit në Mesdheun verilindor, veçanërisht pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës.

“Greqia katër vjet ishte vend i pasuksesshëm ‘dele e zezë’ e Evropës, pa qasje deri në sfidat më të mëdha dhe ngjarjet në rajon dhe në konflikt me fqinjët e vet”, tha Cipras, duke shtuar se Greqia sot është vend të cilin e njohin të gjithë, i cili ka dalë nga vështirësi dhe probleme të mëdha ekonomike dhe e ktheu reputacionin.

Kryeministri grek, gjithashtu, theksoi se Greqia është dashur të jetë anëtarja e Iniciativës 16+1 nga viti 2012, por se Kina dhe 16 vendet tjera nuk e kanë pranuar pikërisht për shkak të “konfliktit” me fqinjin verior, i cili ishte në atë organizatë, por me emrin e vjetër.

“Greqia dukshëm nuk ka mundur të marrë pjesë”, tha Cipras, duke shtuar se të gjithë në Greqi kanë besuar se pozita greke për emrin e fqinjit verior të gjithë e ndjekin dhe që ishte gabim.

Marketing